20:04 / 09.08.2019
Salihamidziç: Sanes i urojmë shërim të shpejtë
Shefi i Bayernit, Hasan Salihamidziç i ka uruar shërim sa më të shpejtë sulmuesit të Manchester Cityt, Leroy Sane.
Është e konfirmuar që Sane po vuan nga një lëndim në gju, duke i ndaluar bisedimet me Bayernin, më të cilët arritën një marrëveshje, transmeton KosovaPress.
“Ai është një lojtar i Cityt, e di që është i mërzitur dhe me vjen keq që është lënduar. I urojmë një shërim sa më të shpejtë”, deklaroi ai.























