Kjo është oferta e Flamengos për Balotellin
BKT
Sport

Kjo është oferta e Flamengos për Balotellin

Mario Balotelli është duke e konsideruar mundësinë për t’u transferuar në Brazil te klubi i Flamengos.

Mediat italiane thonë se italiani mund të largohet si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Marsielle ka skaduar. Flamengo i ka ofruar kontratë dyvjeçare, në të cilën do të fitojë 3 milionë euro. Balotelli mund të qëndroj ende në Evropë, pasi dy klubet italiane, Hellas Verona dhe Brescia kanë shfaqur interesim.