Borussia Dortmund blindon talentin e vet
BKT
Sport

Borussia Dortmund blindon talentin e vet

Borussia Dortmund i ka dyfishuar pagën yllit të vet, Jadon Sancho, këtë verë për të siguruar që ai të mbetej aty.

E gjithë Evropa kishte filluar të interesohet për talentin e Dortmund, dhe për këtë arsye Dortmundi e ka rritur pagën e Sanco deri në 6 milionë euro në sezon.

Para disa ditësh administratori i Dortmundit, Hans-Joachin Watzke ka folur rreth situatës së lojtarit.

“Nuk ka shumë 19 vjeçar me të tilë potencial. Kur ke një fubtollist të këtij lloji duhet ta rivlerësosh situatën vit pas viti”, u shpreh ai.

Kështu që Dortmund do të mundohet ti bëjë ballë të gjitha ofertave për yllin e tij nga top klubet evropiane.