18:41 / 21.08.2019
“Dembele do të qëndrojë në Barcelonë”
Agjenti i Ousmane Dembele, Moussa Sissoko, ka thënë se klienti i tij do të qëndrojë në “Camp Nou”.
Dembele ka qenë i lidhur me një largim nga “Camp Nou”, pasi është transferuar në ekip Antoine Greizmann dhe klubi ka një dëshirë të madhe për ta rikthyer Neymar.
Francezi ka shënuar 20 gola në të gjitha garat që prej kohës kur është larguar nga Borussia Dortmund në vitin 2017.
22-vjeçari dy sezonet e kaluar ka qenë i lënduar, duke mos pasur shumë paraqitje për klubin blaugranas.
“Dua ta shpjegoj situatën e Dembeles. Nuk e ka menduar ndonjë herë largimin nga Barcelona. Pavarësisht ofertave nga klubet evropiane, Ousmane kërkon të jetë një klubin me të madh. Për fat të keq, lëndimi i tij e ka ndaluar të këtë një sezon të mirë”, deklaroi ai.























