​PSG pas Navas
BKT
Sport

​PSG pas Navas

Kampioni i Francës më futboll ka shfaqur interesim për portierin e Real Madridit, Keylor Navas.

PSG humbi në ndeshjen e dytë të sezonit ndaj Rennes javën e kaluar dhe po mundohet të bëjë disa transferime para se të mbyllet afati kalimtar.

Gjiganti francez është në kërkim të një portieri dhe Navas shihet si portieri ideal. PSG ka pasur interesim për portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma, mirëpo gjiganti italian kërkon 50 milionë euro, shifër për të cilën gjiganti francez nuk është i gatshëm të paguajë.

Në ditët e ardhshme pritet oferta e parë.