14:42 / 23.08.2019
Sanches kërkon largimin, Bayerni do 25 mln euro
Aventura e Renato Sanches te Bayern Munich është drejt fundit. Mesfushori deklaroi ditë më parë se ndihet i trishtuar për situatën e tij te skuadra gjermane madje mori edhe gjobë nga drejtuesit që tashmë po negociojnë shitjen e tij.
Lille është në bisedime të avancuara me bavarezët për ta blerë përfundimisht kartonin e 22-vjeçarit dhe kërkesa e Bayernit është 25 milionë euro.























