Kjo do të jetë skuadra e Bale-s për sezonin 2019-2020
BKT
Sport

Kjo do të jetë skuadra e Bale-s për sezonin 2019-2020

Zinedine Zidane ka këmbëngulur se Gareth Bale dëshiron të mbetet në Real Madrid, mes spekulimeve të vazhdueshme për të ardhmen e tij.

Uellsiani pritej të largohej nga klubi në fillim të kësaj vere, me Zinedine Zidanen që publikisht kishte deklaruar se ai nuk ishte në planet e tij për sezonin 2019-2020.

Bale ishte startues në ndeshjen e javës së parë që Real Madrid e fitoi 1:3 në udhëtim te Real Betis.

“Ajo që ka ndryshuar është se lojtari do të qëndrojë, asgjë tjetër”, ka deklaruar Zidane në konferencë për shtyp, përcjell lajmi.net.

“Gjëja më e rëndësishme është që lojtari dëshiron të qëndrojë, dhe ne do t’i besojmë”.

“Ai ka treguar se është një lojtar i madh, dhe ai duhet të tregojë përsëri se çfarë lojtari është”.