Hendboll, sfida interesante në hapje të Superligës
Sot është tërhequr shorti për edicionin 2019/20.
Kampionati i ri i Kosovës në hendboll fillon në mes të shtatorit me ndeshjet e javës së parë që do të luhen më 14 e 15 shtator.
Kampioni aktual, Besa Famgas e fillon mbrojtjen e titullit me ndeshjen ndaj Trepçës në Mitrovicë. Fituesi i Kupës, Kastrioti, në xhiron e parë e pret Vushtrrinë në Ferizaj.
Tri ndeshjet tjera të javës së parë janë: Drita – Prishtina, Vëllaznimi – Llapi dhe Prizreni – Drenica. Tek femrat, kampioni aktual Istogu ndeshjen e parë e luan si mysafir i Samadrexhës në Vushtrri.
Ndeshje me rivalitet pritet të jetë ajo në mes të Kastriotit dhe Shqiponjës që do të luhet në Ferizaj.
Edhe në ndeshjet tjera pritet hendboll i mirë. Prishtina e pret Vëllaznimin, Jusuf Gërvalla takohet me Ferizajn, kurse Drita me Vushtrrinë. Skuadrat e hendbollisteve janë mobilizuar për një kampionat të suksesshëm.























