Neymar kërkon 175 milionë euro, Reali nis zyrtarisht negociatat
BKT
Sport

Neymar kërkon 175 milionë euro, Reali nis zyrtarisht negociatat

Real Madrid është gati të bëjë një çmenduri për të siguruar Neymar nga radhët e PSG dhe për të fituar duelin e merkatos me Barcelonën.

Sipas mediave spanjolle, Real Madrid ka nisur negociatat zyrtarisht me Neymar dhe kë kërkuar nga ky i fundit që të tregojë kushtin që do ta bënte të ndryshonte mendje dhe të kalonte në Madrid duke tradhtuar Barcelonën.

Përgjigja e brazilianit ka qenë një kërkesë ekonomike që për shumëkënd do të cilësohej e çmendur. Lojtari ka kërkuar 35 milionë euro neto në vit, të cilave po t’u shtohen taksat arrin shifra të frikshme për çdo klub.

Por të njëjtat burime theksojnë se Reali është i gatshëm të paguajë këtë shumë, 175 milionë euro në 5 vite që do të ishte kohëzgjatja e kontratës së Neymar, pasi e cilëson një futbollist që mund të bëjë diferencën.