Crystal Palace shtang Unitedin në “Old Trafford”
Crystal Palace ka bërë befasinë e ditës së sotme në Premier League, duke mundur Manchester Unitedin midis “Old Traffordit”, me rezultat 1-2, në kuadër të javës së tretë të elitës së futbollit anglez, raporton RTKLive.
Skuadra mysafire është treguar “arrë” e fortë për ‘Djajtë e Kuq’, duke marr pikët maksimale nga ky udhëtim.
Jordan Ayew pas gjysmëorë lojë zhbllokoi ndeshjen, duke kaluar skuadrën mysafire në epërsi prej 0-1. Me avantazhin minimal ekipi shkuan në pushim.
Lojë dramatike është zhvilluar në pjesën e dytë, sidomos në finish të ndeshjes kur u shënuan edhe dy gola.
Daniel James (89’) barazoi shifrat në 1-1, duke kthyer në lojë Unitedin, mirëpo, mysafirët nuk u dorëzuan dhe përmes Patrick Van Anholt (90’) gjetën edhe golin e dytë dhe të fitores së madhe. /rtklive/























