22:58 / 26.08.2019
Abraham: Asnjëherë nuk ndalova se besuari në vete
Sulmuesi i Chelseas, Tammy Abraham ka thënë se gjithmonë ka pasur besim në vetvete.
Pasi shënoi golin e fitores në ndeshjen ndaj Norwich Cityt, fansat kanë filluar ta duan, i cili humbi penalltinë në finalen e Superkupës ndaj Liverpoolit.
Pas ndeshjes, 21-vjeçari ka thënë se do të gjejë formën e duhur.
“Gjithmonë kam besuar në vetvete. E di që nuk luajta mirë në fillim të sezonit, por kjo gjë nuk ka pasur ndikim. Kam shënuar dy gola dhe do të vazhdoj të shënoj. Ky është futboll. Duhet ta shijoj sa me shumë të mundem. Nuk është një karrierë e gjatë, andaj kur fillon të luash duhet të japësh me të mirën dhe ta shijosh”, deklaroi ai.























