15:52 / 27.08.2019
Tifozi i Schalkes padit referët dhe sistemin VAR
Schalke 04 në fundjavën e kaluar ka humbur me rezultat 3:0, ndaj Bayern Munchen.
Tre golat për “Bavarezët” në këtë ndeshje i shënoi sulmuesi polak, Robert Lewandowski. E një tifoz i Schalkes i dëshpëruar me humbjen ka bërë një padi të çuditshme.
Ai ka paditur referët e ndeshjes së lartë cekur si dhe sistemin “VAR” me akuzat për mashtrim.
Policia gjermane tashmë siç njoftojnë në një komunikatë në rrjetet sociale, po merren me rastin.























