E ardhmja e Eriksen e paqartë, refuzon sërish rinovimin me Tottenham
BKT
Sport

E ardhmja e Eriksen e paqartë, refuzon sërish rinovimin me Tottenham

E ardhmja e Christian Eriksen është akoma e paqartë. Mesfushori danez ka refuzuar edhe ofertën e fundit që i ka bërë Tottenham Hotspur për rinovimin e kontratës aktuale e cila i skadon në verën e vitit të ardhshëm.

200 mijë sterlina në javë ka refuzuar Eriksen pasi qëndrimi i tij te skuadra londineze nuk është më një çështje parash. Eriksen kërkon një eksperiencë të re në karrierën e tij. Atletico Madrid, Reali i Madridit por edhe Juventusi po lëvizin për lojtarin madje bardhezinjtë kërkojnë ta transferojnë në Torino pas një viti me parametër zero por gjasat që Tottenham për të mos e humbur me 0 euro pas një viti mund të vendosë ta shesë danezin në ditët e fundit të kësaj merkatoje vere.