Ekipi i njohur anglez shpëton nga shuarja, finalizohet blerja
BKT
Sport

Ekipi i njohur anglez shpëton nga shuarja, finalizohet blerja

Bolton Wanderers e ka shmangur shuarjen e klubit pasi Football Ventures (Whites) Limited finalizoi blerjen.

Ekipi që garon në League One iu dha afat 14 ditë për të siguruar të gjitha obligimet financiare ose ata do të ndiqnin Bury në largimin nga Liga e Futbollit Anglez.

Një marrëveshje për të shitur klubin në Football Ventures duket se dështoi gjatë fundjavës, por Bolton sot në mbrëmje konfirmoi se një marrëveshje tani është në fuqi.

Administratori i përbashkët, Paul Appleton, i tha faqes zyrtare të Bolton: “Kjo ka qenë një nga administratat më të ndërlikuara me të cilat kam marrë pjesë, por unë jam i kënaqur të them se më në fund kemi arritur në një përfundim të kënaqshëm me shitjen në Football Ventures”.