22:02 / 28.08.2019
Valdes: Neymar-Barcelona, nuk dua të më pushojnë nga puna
Ish-portieri i Barcelonës, Victor Valdes ka thënë se nuk mundet të flas për transferimin e Neymar te Barcelona.
Për kapitenin e verës janë interesuar gjatë tërë verës Barcelona, Reali dhe Juve, mirëpo ende asnjë marrëveshje nuk është arritur.
Spanjolli i cili është pjesë e trajnerëve të Barcelonës në një intervistë është pyetur për brazilianin.
“Kam luajtur vetëm një vit me të dhe gjithmonë ka folur mirë për mua. Kjo është një gjë që dua ta falënderoj. Është një lojtar i mirë dhe ishte protagonist kur fituam Ligën e Kampionëve. Jam pjesë e Barcelonës dhe duhet t’i respektojë rregullat. Nëse flas do të me pushonin nga puna, andaj nuk dua që kjo gjë të ndodh”, deklaroi ai.























