“Vështirë ta ndalësh Hudson-Odoin”
BKT
Sport

“Vështirë ta ndalësh Hudson-Odoin”

Ish-ylli i Chelseas, Mario Melchiot ka thënë se do të ishte i frikësuar si mbrojtës po të kishte kundërshtar sulmuesin Callum Hudson-Odoi.

18-vjeçari është në formacionin e parë të Chelsea, dhe shënoi golin e fitores ndaj Norwich Cityt javën e kaluar.

Duke folur për mediat angleze, ai tha se çdo mbrojtës do ta këtë problem ta ndalojë anglezin.  “Hudson-Odoi, do të më sillte probleme. Nëse do të rikthehej në formë, do të ishte shumë i rrezikshëm. U mërzita kur u lëndua, pasi balancimi ishte perfekt. Hazardi ishte në të majtë, sapo merrte topin Hudson-Odoi kishte mundësinë një kundër një”, deklaroi ai.