Challandes publikon listën, mungon edhe Rashica
BKT
Sport

Challandes publikon listën, mungon edhe Rashica

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka publikuar listën e futbollistëve të cilët do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, kundër Republikës së Çekisë, më 7 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe kundër Anglisë, më 10 shtator në “St. Mary’s Stadium” në Southampton.

Kosova përballet me mungesa të shumta, ngase krahas Arbër Zenelit e Hekuran Kryeziut së fundmi janë lënduar edhe Herolind Shala dhe Milot Rashica, që pa dyshim janë mungesa të mëdha. Sidoqoftë, për herë të parë në dispozicion të përzgjedhësit Challandes të gatshëm për lojë do të jenë Florent Muslija dhe Ibrahim Dresheviq, derisa janë rikthyer Valon Berisha dhe Bernard Berisha. Stërvitja e parë e Dardanëve është më 2 shtator, në orën 18:00, në stadiumin e “Fadil Vokrri”. Të rikujtojmë se të dyja këto ndeshje do të transmetohen drejtpërdrejt në RTK 1.