13:49 / 30.08.2019
Sonte në RTK, Kosova – Turqia
Sonte në orën 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë zhvillohet ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në konkurrencën e femrave. Kjo ndeshje transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Për Dardanet kjo është ndeshja e parë në kuadër të ciklit kualifikues për Euro 2021. Kosova bën pjesë në grup me Holandën, që është kampione në fuqi, pastaj Rusinë, Slloveninë, Turqinë dhe Estoninë.
Hyrja në stadium për të gjithë tifozët është falas, prandaj pritet që futbollistet tona ta kenë përkrahjen e madhe nga tribunat.























