Nedved: Jemi në një grup të vështirë
Shefi i Juventusit, Pavel Nedved insiston që janë në një grup të vështirë në Ligën e Kampionëve.
"Zonja e Vjetër”, është në grupin D me Atletico Madridin, Bayer Leverkusenin dhe Lokomotiv Moscow.
Nedved tha se nuk do të jetë e lehtë.
“Është një grup i vështirë, nuk është aspak i lehtë, por është Liga e Kampionëve dhe nuk ka grupe të lehta. Synimi është të kalojmë fazën e grupeve. Kemi ndryshuar shumë, kemi një trajner dhe lojtarë të rinj, andaj besoj që jemi të gatshëm për sezonin. E njohim Atletico Madridin, kemi lujatur kundër tyre në përgatitjet parasezonale dhe është gjithmonë vështirë ndaj Simeones. Leverkusen janë të fortë, sidomos kur janë mysafirë. Lokomotiv Moscow ka shumë lojtarë të panjohur dhe do të jetë vështirë. Kemi shumë probleme, mirëpo do ia dalim”, deklaroi ai.
I pyetur për të ardhmen e argjentinasit, Paulo Dybala, tha se gjithçka mund të ndodhë.
“Afati kalimtar që një kohë të gjatë është i hapur, jemi duke shikuar për lojtarë dhe do mundohemi t’i shesim disa. Çdo gjë mund të ndodh, çdo klub është duke punuar për të transferuar lojtarë të rinj dhe të shesë disa të tjerë. Ne nuk jemi ndryshe”, përfundoi ai.























