Klopp: Alisson e meritonte çmimin portieri i vitit
BKT
Sport

Klopp: Alisson e meritonte çmimin portieri i vitit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se Alisson Becker e meritonte çmimin portieri i vitit.

Braziliani kishte një sezon fantastik me Liverpoolin duke fituar Ligën e Kampionëve.

Tekniku gjerman beson që Alisson kishte punuar shumë për të arritur të ky çmim.

“Urime për Alisson. E meritoj. Bëri disa pritje të mira. Në finale bëri që të gjitha gjuajtjet e Tottenhamit të dukeshin shumë të lehta. Në sezonin e tij të parë e fitoj Ligën e Kampionëve, andaj është çmim i merituar. Çfarë viti, fitoj Ligën e Kampionëve, Kupën e Amerikës. Për mua, është portieri me i mirë në botë për momentin. Do të sigurohemi që të qëndroj në këtë formë. Për momentin është i lënduar, por jemi duke pritur që të rikthehet edhe pse Adrian është duke bërë një punë të pabesueshme. Të dërgojmë dy lojtarë dhe të dy të fitojnë çmimet e tyre, është një gjë e madhe. Është një ditë e madhe për Liverpoolin”, deklaroi ai.