18:02 / 30.08.2019
Drita “shkel” Dukagjinin
FC Drita është treguar skuadër shumë e fortë në duel me Dukagjinin e Klinës.
Gjilanasit sot në udhëtim mundën klinasit me rezultat 0-4, në ndeshjen e parë të javës së tretë të IPKO Superliga e Kosovës në futboll, raporton RTKLive.
Drita e cila konsiderohet një nga skuadrat favorite në garën për kreun e tabelës, ka dominuar duelin me anëtarin e ri të elitës së futbollit tonë, duke arkëtuar tri pikë të mëdha nga ky udhëtim.
Xhevdet Shabani (9’, 75’), Bunjamin Shabani (44’) dhe Betim Haxhimusa (90+1’), u përkujdesën për fitoren e skuadrës nga Gjilani.
Pas kësaj fitore, Drita ngjitet në krye të tabelës me gjashtë pikë të tubuara, derisa Dukagjini akoma nuk ka shijuar fitoren në Superligë.























