18:42 / 30.08.2019
Kahn do ta zëvendësojë Rummeniggen tek Bayern Munich
Po vazhdojnë ndryshimet në bordin drejtues të skuadrës më të madhe gjermane, Bayern Munich.
Bordi drejtues i Bayern Munich ka vendosur që t’i jap një pozitë të lart ish portierit të skuadrës, Oliver Kahn.
Kahn do të jetë zëvendësuesi i Karl Heinz Rummenigge, si drejtor ekzekutiv i skuadrës, transmeton lajmi.net.
Ish portieri është pajtuar për një kontratë pesë vjeçar, për të marrë postin e tij më 1 janar të vitit 2020.
Kahn kishte mbrojtur ngjyrat e Bayern Munich për 14 vite si lojtar aktiv, duke bërë një karrierë mjaft të mirë.
Ky ndryshim do të jetë pjesë e tranzicionit të Bayern, pasi edhe Uli Hoeness do të largohet nga pozita e tij.























