21:35 / 30.08.2019
Solskjaer: Smalling do të rikthehet me i fuqishëm
Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka folur për transferimin e qendërmbrojtësit, Chris Smalling te Roma.
Smalling sot do t’i kryejë testet mjekësore të gjiganti italian, pasi nuk ka gjetur vend në formacionin e “Djajve të Kuq”.
Tekniku norvegjez është i lumtur me këtë transferim dhe pret që anglezi të rikthehet në formë me të mirë.
“Tash është duke shkuar në Itali për t’i kryer testet mjekësore dhe pastaj do të nënshkruaj kontratën. Chris ishte i lumtur për këtë mundësi. Një eksperiencë, aventurë e re. Do të rikthehet me i fuqishëm, sepse është transferuar në një klub të mirë dhe në një kampionat të shkëlqyer”, deklaroi ai.























