Veseli me familjen në fitoren e sontme të Kosovës ndaj Turqisë
BKT
Sport

Veseli me familjen në fitoren e sontme të Kosovës ndaj Turqisë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, së bashku me bashkëshorten e tij Violetën dhe me fëmijët kanë ndjekur ndeshjen e përfaqësues së vajzave kosovare në futboll ndaj Turqisë ku ekipi i Kosovës shënoi fitore 2:0.

Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli tha se Kosovës nuk po i ndalen fitoret dhe ka paralajmëruar edhe fitore bindëse në finalen e zgjedhjeve.

“Urime fitorja! Po na e don kohëve të fundit, nuk po na ndalen fitoret. Kështu me fitore edhe në finalen e madhe!”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në "Facebook".