12:29 / 31.08.2019
Llorente firmos për Napolin, kryen vizitat mjekësore në Romë
Tashmë është gjithçka zyrtare, Fernando Llorente do të jetë lojtari më i ri i Napolit.
Ish-sulmuesi i Tottenham-it, ka mbërritur në Romë, aty ku edhe do t’i kryejë vizitat mjekësore.34-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë 2 vjeçare me 2.5 milionë euro për sezon.
“Jam i lumtur që u riktheva në Serie A, por është akoma herët dhe nuk e di se çfarë të them. Le të shohim se çfarë do të ndodhë,” ishin fjalët e para të Llorentes.























