15:46 / 01.09.2019
Guardiola: Aguero ka ndryshuar shumë
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është i lumtur me sulmuesin, Sergio Aguero pas fitores ndaj Brighton.
Gjiganti anglez e mposhti Brighton me rezultat 4-0, ndërsa Aguero është shënuesi më i mirë për momentin në Premier Ligë duke kryesuar me gjashtë gola.
Tekniku spanjoll ka thënë për argjentinasin se e ka aftësinë për të shënuar gola. “Sergio ka shënuar gola kur ishte në Argjentinë në moshën 16-vjeçare. Është një talent dhe e dua punën që po e bën. Prej ditës së parë ka ndryshuar shumë dhe jam i lumtur për këtë gjë. Na nevojiten golat e tij dhe të gjithë e dinë këtë gjë. Na ndihmon shumë edhe kur nuk shënon gol”, deklaroi ai.























