Napoli kompleton sulmin, prezanton futbollistin spanjoll
BKT
Sport

Napoli kompleton sulmin, prezanton futbollistin spanjoll

Pasi dështoi të marrë në “San Paolo” Mauro Icardin, Napoli ka lëvizur për të kompletuar sulmin dhe ditë ne sotme ka prezantuar zyrtarisht sulmuesin spanjoll Fernando Llorente.

Ky i fundit ishte një futbollist i lirë pasi i kishte mbaruar kontrata me Tottenhamin dhe mbërriti në Napoli ditën e shtunë, për të kryer vizitat mjekësore.

Llorente nënshkroi një kontratë dy vjeçare me napolitanët dhe do të përfitojë një pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon, teksa pritet të jetë alternativa e parë e sulmuesit kryesor Arkadiuz Milik.

Kujtojmë që ky është një rikthim në kampionatin italian për Fernando Llorenten, që më herët ka veshur edhe fanellën e Juventusit, me të cilin ka fituar edhe titullin kampion.