Rebic mbërrin në Milan, këto janë fjalët e para të tij
BKT
Sport

Rebic mbërrin në Milan, këto janë fjalët e para të tij

Sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Ante Rebic, ka thënë se është shumë i lumtur që do t’i bashkohet Milanit në shkëmbim të sulmuesit Andre Silva.

Rebic mbërriti në Milano të dielën në mbrëmje për të kompletuar huazimin 2-vjeçar në klubin kuqezi.

Milani ka një opsion në marrëveshje me klubin gjerman për ta blerë kroatin për 25 milionë euro.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Forca Milan!”, ka thënë kroati për gazetarët pas mbërritjes në Itali.