Tahiri: PDK prej fillimit ka dashur të shkojë e vetme në zgjedhje
BKT
Lajme

Tahiri: PDK prej fillimit ka dashur të shkojë e vetme në zgjedhje

Ministri në dorëheqje i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës prej fillimit kishte synim të garonte e vetme në zgjedhjet e ardhshme.

“PDK prej fillimit ka dashur të shkojë e vetme në zgjedhje”, ka thënë ministri në detyrë i Drejtësisë në emisionin “Pressing”.

Ndërkohë, Tahiri  ka cilësuar LDK-në dhe VV-në si të dështuara.

“LDK dhe Vetëvendosje janë dy parti të dështuara. Sa i përket AAK-së, nuk munden qytetarët që t’i besojnë një kryeministri i cili dha dorëheqje”, ka thënë Tahiri.

Tahiri, është kthyer tek LDK sërish duke thënë se as 4 vitet e ardhshme kjo parti nuk donë t’i udhëheqë proceset e rëndësishme.

Kujtojmë se PDK nuk ka lidhur koalicion parazgjedhor me asnjë parti tjetër.

Ajo sot u morr vesh me Lëvizjen për Bashkim që të kenë disa anëtarë të këtij subjekti në listën e PDK-ë për zgjedhje.

PDK ka plot 12 vite që është pjesë e kabineteve qeverisëse në Republikën e Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme