SHBA pas vazhdimeve deri te fitorja kundër Turqisë
Basketbollistët e SHBA-së mposhtën sot Turqinë me rezultat 93:92, pas përfundimit dramatik dhe vazhdimeve në Shangai të Kinës.
Turqia ishte në epërsi 81:79 dhjetë sekonda para fundit të ndeshjes, por Osman ndali në mënyrë të palejuar Tatum në sulmin e fundit të amerikanëve dhe mbrojtësi i Bostonit shënoi dy nga tri gjuajtjet e lira, duke përfunduar ndeshja në kohën e rregullt me rezultat të barabartë.
Në vazhdime, amerikanët u treguan më të vëmendshëm dhe arritën edhe deri te fitorja e dytë në grupin E.
Lojtari më efikas ndër radhët e fituesit ishte Middleton me 15 pikë, ndërsa në radhët e turqve Ilasov me 23 pikë.
SHBA pas kësaj fitoreje ka siguruar fazën e dytë të garave, ndërsa Turqia do të luftojë në ndeshjen direkte kundër Çekisë për ‘biletën e dytë.























