Vajzat e Kosovës mposhten nga Sllovenia
BKT
Sport

Vajzat e Kosovës mposhten nga Sllovenia

Vajzat e Kombëtares së Kosovës janë mposhtur sonte nga ato të Sllovenisë me rezultat të thellë 5-0.

Kjo humbje vjen pas fitores që Kosova pati ndaj Turqisë me rezultat 2-0 në Prishtinë.

Ndeshja u zhvillua në Grupin A dhe është kualifikuese për Euro 2021.

Lara Prasnikar dhe Mateja Zver realizuan nga dy gola, ndërsa një gol e shënoi Spela Kolbl.

Pas dy ndeshjeve, Kosova mbetet me tri pikë, aq sa ka tash edhe Sllovenia.