​PSG e kënaqur që Neymar do të qëndrojë
BKT
Sport

​PSG e kënaqur që Neymar do të qëndrojë

Lojtarët e PSG-së janë të lumtur që ylli i skuadrës, Neymar do të qëndrojë.

Me afatin kalimtar që u mbyll natën e kaluar, braziliani mbetet lojtar i PSG-së, pavarësisht interesimit të Realit dhe ish-klubit, Barcelona.

Bashkëlojtarët kanë thënë se është mirë që kapiteni i Brazilit nuk është larguar nga “Parku i Princave”.

“Është me mirë që ka vendosur të qëndroj. Ishte me rëndësi që të qëndroj pjesë e projektit e sidomos që po i shmanget Barcelonës. Është me mirë të luajmë me një Neymar të mërzitur se të mbrohemi kundër një Neymari në formë të mirë”, thuhet nga kapi i PSG-së.