19:03 / 04.09.2019
Ky njeri gjykon ndeshjen Kosova-Çekia
Tashmë është zyrtare. Arbitri holandez Danny Makkelie do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Kosova-Çekia, transmeton RTKLive.
Kosova dhe Çekia do të ndeshen këtë të shtunë në “Fadil Vokrri” në kuadër të eliminatorëve për Evropianin 2020.
UEFA tashmë ka zyrtarizuar arbitrin, i cili do të gjykoj sfidën mes “Dardanëve” dhe çekëve, ndeshje kjo tejet e rëndësishme në garën për të siguruar një vend që çon në EURO 2020.
Arbitri holandez është në listën e FIFA-së nga viti 2011.























