Presidenti Ademi takoi Sabri Hashanin
BKT
Sport

Presidenti Ademi takoi Sabri Hashanin

Presidenti Agim Ademi ka pritur sot ish-kreun e FFK-së, Sabri Hashani.

Gjatë këtij takimi presidenti Ademi e njoftoi atë me rrjedhat dhe të arriturat e federatës në vitet e fundit.

Ndërkaq, z. Hashani e përgëzoj presidentin Ademi për punën e bërë deri  më tash dhe i ofroi mbështetje për të ecur në këtë rrugë edhe në të ardhmen, me synimin për ta ngritur në nivel sa më të lartë futbollin e Kosovës.