“Çmendet” United, gati 100 milionë euro për yllin e Dortmundit
Jadon Sancho është një nga lojtarët më të mirë te Borussia Dortmund, me të cilët zhvilloi një sezon të shkëlqyer vitin e fundit.
19-vjeçari ka hyrë në sezonin e tretë me verdhezinjtë, dhe në 55 ndeshje të zhvilluara në dy sezonet e para ka arritur të shënojë 14 gola.
Edhe sezoni i ri ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për sulmuesin, teksa në 3 ndeshje të zhvilluara ka arritur të shënojë 2 gola.
Falë paraqitjeve të mira, lojtari ka tërhequr vëmendjen e ekipeve më të mëdha, të cilat e duan në skuadrat e tyre. Sipas asaj që shkruan “Don Balon”, drejtuesit e Manchester Unitedit janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro, për ta marrë lojtarin në “Old Trafford” gjatë merkatos së janarit.
Sulmuesi anglez pëlqehet shumë nga trajneri Solskjaer, i cili i ka kërkuar drejtuesve të bëjnë një sforco ekonomike për ta transferuar lojtarin në Premier Ligë.























