Van de Beek duhet t’i bashkohet Realit, nëse i premtohet vend në skuadër
Ish-mbrojtësi i Chelseas, Mario Melchiot mendon se mesfushori Donny Van de Beek duhet t’i bashkohet vetëm nëse Reali i siguron një vend në formacionin e parë.
Gjigantët e Spanjës kanë qenë të lidhur me holandezin, mirëpo lojtari vendosi të qëndroj në Amsterdam.
Melchiot ka thënë se lojtari është mjaftueshëm i mirë për të luajtur në “Santiago Bernabeu”.
“E pëlqej karakterin e Van de Beek dhe mënyrën e lojës. Nëse transferohet në Real ndonjëherë, nuk po them që nuk është mjaftueshëm i mirë, por duhet të sigurohet që do të luaj, nëse nuk fiton një shans të mirë nuk duhet të transferohet”, deklaroi ai.
Melchiot foli edhe për sulmuesin e Ajaxit, David Neres.“Neres është një yll. Është në gjendje ta shkatërroj mbrojtjen. Nuk duhet të jesh në akademinë e Ajaxit për të qenë i suksesshëm. Pos suksesit me klubin, fitoj edhe Kupën e Amerikës”, përfundoi ai.























