Muriqi: Ndeshja me Çekinë është vendimtare
BKT
Sport

Muriqi: Ndeshja me Çekinë është vendimtare

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi pret një ndeshje të fortë ndaj Çekisë të shtunën.

Sipas tij Kosova ka mungesa por kjo nuk duhet të jetë arsye që ata mos ta kërkojnë fitoren.

Sipas sulmuesit shtatlartë, ndeshja me Çekinë mund të jetë vendimtare dhe nëse e fitojnë këtë lojë, mund të jenë shumë afër Evropianit.

“Ndeshja më Çekinë është më shumë se test. Nëse e arrijmë fitoren i bie që e kemi kaluar më shumë se gjysmën e rrugës. Kemi mungesa të mëdha por ne kemi një grup të frytshëm që mundemi mi përballu. Sigurisht që nuk i kemi Rashicën, Zenelin, Shalën e Kryeziun por kemi lojtarë që mund t’i zëvendësojnë. Kemi disa risi dhe e kemi edhe Florentin që mund të luajë edhe në dy krahët. Ne jemi duke punuar që ti mbulojmë të gjitha pikat kundër Çekisë dhe të arrijmë fitore”, ka thënë Muriqi, raporton zeri.

“Personalisht mendoj se ndeshja me Çekinë është vendimtare”, ka përfunduar Vedat Muriqi.