Fabinho: Gjithmonë me ka pëlqyer ky pozicion
BKT
Sport

Fabinho: Gjithmonë me ka pëlqyer ky pozicion

Mesfushori i Liverpoolit, Fabinho është duke e shijuar rolin e tij të ri këtë sezon.

Braziliani ka thënë se gjithmonë i ka pëlqyer pasi është një rol i rëndësishëm.

“Gjithmonë me ka pëlqyer ky pozicion. Duhet të luash shumë në lojë dhe ke rol të rëndësishëm në krijimin e lojës. Në mbrojtje duhet të jesh i aftë t’i ndihmosh ekipit. Provojë të kontrolloj lojën. Stili i ekipit tonë është i vështirë pasi provojmë të luaj me shpëjtesi maksimale dhe presion. Për këtë arsye grupi jonë është shumë mirë i përgatitur fizikisht”, deklaroi ai.

Liverpool këtë sezon është në formë të mirë pasi në katër ndeshjet e luajtura, ka katër fitore dhe është në vendin e parë në tabelë.