Keane akuzon rëndë Ferguson-in: Të gjitha i bëri për vete
Ish-kapiteni i Manchester United, Roy Keane, ka thënë vetëm fjalë të këqija për trajnerin legjendar, Sir Alex Ferguson.
Keane është një ndër kapitenët më të nderuar me shtatë Premier Liga të fituara dhe një të titull të Ligës së Kampionëve. Por, ai nuk kaloi mirë më Fergusonin që nga viti 2005.
Ferguson kishte gjithashtu kritika ndaj futbollistit, ndërsa Keane ka thënë se asnjëherë nuk do ta falë legjendën e United.
“Nuk do ta fali Ferguson, isha i zemëruar me të gjithë, nuk kishte kuptim. Nuk më intereson nëse ishte faji i Ferguson apo Pope. Njerëzit flasin për Fergusonin që ka bërë më të mirën për United. Njerëzit thonë që më qëndroi afër në kohët më të vështira. Kur isha 34-vjeç, prisja të më ndihmojë, por më tha largohu. Nuk bëri gjithçka për United, por për veten e tij”, deklaroi ai.























