16:56 / 05.09.2019
Klubi i madh spanjoll mbetet në garë për Eriksen
Atletico Madrid ende nuk ka hequr dorë nga ylli i Tottenhamit, Christian Eriksen.
Shumë klube evropiane kanë qenë të interesuar për danezin, mirëpo asnjëra nuk ka arritur ta transferojë. Eriksen ka treguar se dëshiron të provojë një sfidë të re jashtë Anglisë, duke e refuzuar kontratën e re.
27-vjeçari gjithashtu ka theksuar se dëshira e tij është të luajë në Real Madrid ose Barcelonë.
Atletico duhet të luftojë me Juventusin, Realin, Interin dhe PSG-në për të fituar shërbimet e lojtarit.























