Wijnaldum: Klopp me pyeti për transferimin e Van Dijk
BKT
Sport

Wijnaldum: Klopp me pyeti për transferimin e Van Dijk

Mesfushori i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum ka folur për suksesin e mbrojtësit, Virgil van Dijk.

Van Dijk u zgjodh lojtari i vitit nga UEFA. Për këtë gjë ka folur holandezi që tha se nuk ka qenë befasi për të.

“Nuk isha i befasuar, pritej nga ai. Besoj që do të fitojë edhe Topin e Artë. Ka luajtur një sezon të mirë, ka fituar çmime, nuk është befasi e madhe. Para se të transferohej në Liverpool, trajneri Jurgen Kloop me pyeti nëse dua të flas për një lojtar. E njohja për një kohë. Për një kohë të shkurtër na forcoi mbrojtjen”, deklaroi ai.