Këto shtatë subjekte politike i kanë dërguar listat e deputetëve në KQZ
BKT
Lajme

Këto shtatë subjekte politike i kanë dërguar listat e deputetëve në KQZ

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri më tani kanë aplikuar shtatë subjekte politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

“ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 7 aplikime nga subjektet politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

1.       Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PRBK) – 27 kandidatë;

2.       Jedinstvena Goranska Partija (JGP) – 13 kandidatë për deputetë;

3.       Srpsa Lista – 17 kandidatë për deputetë;

4.       Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – 13 kandidatë për deputetë;

5.       Gradjanska Iniciativa Gore (GIG) - 6 kandidatë për deputetë;

6.       Samostalna Liberalna Stranka (SLS) - 13 kandidatë për deputetë;

7.       Nova Demokratska Stanka  (NDS) - 60  kandidatë për deputetë”, ka njoftuar ai.

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë planifikuar të mbahen me 6 tetor. 


MË SHUME NGA Lajme