Kjo është deklarata e Muriqit pas fitores së madhe kundër Çekisë
BKT
Sport

Kjo është deklarata e Muriqit pas fitores së madhe kundër Çekisë

RTKlive

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi është shprehur tejet i lumtur me fitoren kundër Çekisë.

“Dardanët” mundën çekët me rezultat 2-1, sot në “Fadil Vokrri”, duke bërë hapin e madh në garën për kualifikim në EURO 2020.

Muriqi thotë se tifozëria e Kosovës bën që djemtë tonë të japin shpirtin në fushë. Ai beson në paraqitje të mirë të Kosovës edhe në duel me Anglinë.

“Është e rëndësishme të përformojë sa më mirë. E gjithë kjo tifozëri na bën që gjithë ne të japim shpirtin për këtë fanellë dhe për këtë shtet”, tha Muriqi për RTK.

“Siç thash ne në çdo ndeshje hyjmë për fitore. Pa marrë parasysh se luajmë kundër Anglisë dhe besoj se edhe atje tifozët do të na përkrahin. Edhe pas tri ditëve do të kemi një beteje të madh dhe shpresoj se do të marrim pikë atje”, theksoi sulmuesi i Fenerbahces.