17:20 / 07.09.2019
Muslija i lumtur me debutimin tek Kosova, ja çfarë thotë
Florent Muslija është lojtari i radhës që sot në duel me Çekinë, zyrtarisht ka bërë debutimin tek Kombëtarja e Kosovës.
Muslija, i cili debuton më fitore tek Kosova, pas ndeshjes për RTK-n tha se ndjehet i ngazëllyer me debutimin tek “Dardanët”.
“Jam shumë i gëzuar për debutimin tim. Sot dhamë maksimumin. Është ndeshja e parë dhe është një moment që kurrë nuk kam më e harruar”, tha Muslija.
Ai beson se Kosova edhe në duel me Anglinë, do të ketë paraqitje dinjitoze.























