Carragher: City, përsëri favorit për të fituar Premier Ligën
BKT
Sport

Carragher: City, përsëri favorit për të fituar Premier Ligën

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher ka thënë se Manchester City është përsëri favorit për ta fituar Premier Ligën.

Liverpool ka filluar sezonin shumë mirë pasi ka arritur t’i fitojë të gjitha ndeshjet e para dhe të fitojë Superkupën e Evropës kundër Chelseas.

Pavarësisht kësaj Carragher beson që rivali Manchester City është favorit.

“Është ende herët. Mendoj se City është favorit dhe është klubi më i mirë në Premier Ligë. Këtë gjë e ka dëshmuar duke fituar Premier Ligën sezonin e kaluar. Liverpool është në gjendje të luftojë, por ata janë më të fortë”, deklaroi ai.

“Reds” janë në vendin e parë me 12 pikë, derisa City është në vendin e dytë me 10 pikë.