14:49 / 16.09.2019
Ja kur pritet të zhvillohet finalja e madhe e Superkupës së Kosovës
Superkupa e Kosovës në basketboll pritet të zhvillohet pas tetë dite.
Me 24 shtator, Prishtina si kampion aktual do të jetë nikoqir i nënkampionit Rahovecit.
Në palestrën “Mizahir Isma”, pritet fillimi i edicionit të ri në basketbollin kosovar.
Prishtina kujtojmë se ka katër tituj të Superkupës të fituara në vitet 2012, 2013, 2014, 2018.
Kurse për Rahovecin kjo do të jetë finalja e parë në histori të klubit.
























