18:32 / 19.09.2019
Gullit: Reali duhet ta zëvendësojë Zidanen me Guardiolën
Legjenda holandeze Ruud Gullit ka thënë se Real Madrid duhet ta zëvendësojë Zinedine Zidanen me Pep Guardiolen.
Gullit beson që Reali nuk është në nivelin e duhur, pasi dje u mposht nga PSG me rezultat 3:0.
Legjenda e Milanit beson që nëse do të largohet Zidane, në vend të tij do të transferohet Guardiola dhe kjo do të bëjë që “Los Blancos” të jenë përsëri në ‘majë’.
“Pepe do ta bëjë punën. Të njëjtën gjë mund ta bëjë edhe Klopp, por më pëlqen Pepe pasi sjell shumë gjëra në futboll”, deklaroi ai.























