Van Dijk: Nuk jam duke diskutuar për kontratën e re
Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk ka thënë se nuk është duke biseduar për kontratën e re me klubin anglez.
Ka pasur disa spekulime që holandezi është në bisedime për kontratën e re me “Reds”, por sipas lojtarit nuk janë të vërteta.
Van Dijk këtë sezon fitoi çmimin lojtari më i mirë nga UEFA dhe është kandidati kryesor për të fituar Topin e Artë.
28-vjeçari tha se nuk është duke diskutuar dhe është i fokusuar për ndeshjet e ardhshme.
“Asgjë nuk po ndodh. Pashë disa spekulime që kisha pranuar kontratën e re, por nuk kam diskutuar asgjë për momentin. E vetmja gjë me rëndësi është të fokusohemi në ndeshjet e ardhshme dhe të shohim çfarë do të ndodh në të ardhmen”, deklaroi ai.
Sipas disa mediave spanjolle për të janë të interesuar Reali e Barcelona.























