Mustafi: Nuk do t’i shpalli “luftë” Arsenalit
BKT
Sport

Mustafi: Nuk do t’i shpalli “luftë” Arsenalit

Mbrojtësi Shkodran Mustafi ka thënë se nuk do t’i shpallë “luftë” skuadrës Arsenal edhe nëse e ardhmja e tij mbetet e pasigurt.

Për futbollistin 27 vjeçar flitej se do të largohet nga Topçinjtë gjatë kësaj vere, por ai përfundoi sërish në veri të Londrës, shkruan Goal.

“Unë kurrë nuk kam qenë ai i cili fillon luftën kur diçka nuk funksionon. Gjithmonë e kam thënë: Unë jam i gatshëm ta ndërmarr hapin tjetër. Nëse jo, vazhdoj të luaj këtu”.