14:00 / 20.09.2019
Pensionohet Berbatov
Një tjetër sulmues që ka shkruar histori në dy dekadat e fundit i jep fund karrierës futbollistike.
Dimitar Berbatov ka lajmëruar se ka vendosur të varë këpucët në gozhdë 1 vit e gjysmë pas ndeshjes së fundit zyrtare të luajtur prej tij.
Përvoja e fundit e bullgarit 38-vjeçar ishte në Indi me skuadrën e Kerala Blasters.
Lojtari i lindur në vitin 1981 nuk luan në Evropë që nga viti 2016, kur vishte fanellën e Paokut të Selanikut.
Berbatovi ka luajtur për CSKA Sofje, Bayer Leverkusen, Tottenham Hotspur, Manchester United, Fulham dhe Monaco.























